Lisi & Leka

CHF 20.00

Size Guides

SIZE GUIDE

Foto
JEANS
SIZEXSSMLXLXXL
BUST888990919293
WAIST555658596265
HIPS909294959698
T-SHIRTS
SIZEXSSMLXLXXL
BUST606265666869
WAIST505558626566
HIPS808285868889
Category:
Delivery and return
Delivery and return
Shipping Information
Shipping Information
Composition and care
Composition and care

Përshkrim

Parathënie

 Lisi dhe Leka Dy emra të një gjenerate të re.Bardhec Berisha në hap me gjenerata sjell një vepër te re.Libri është i dedikuar për nipërit e mbesat e takoj gjeneratës së dytë. Jam vajza e Bardhecit. Si pjese Unë e njoh shumë mirë biografinë e tij dhe kjo ka ndikuar shumë tek unë në ekzistencën (formimin) tim. Meqenëse poezitë e Bardhecit janë shumë të ngjyrosura nga jeta e tij, edhe unë gjithashtu ashtu kam kontribuar pa dashje në përmbajtjen e tyre, me vendimet e mia, fale nevojës sime për pavarësi dhe liri, si dhe me diskutimet intensive që kemi pasur së bashku. Anasjelltas, kjo funksionon po ashtu. Ma usund zu aryadse zurys zu asald sam zun sol përit e mbesat e tij. Une punëtor s për shkak M dhe, nga vështira Bardhec E gjitha vjeç dhe Zvicer një tru livadl konkrete përsëri Unë nuk shkruaj poezi, por Bardheci ka ndikuar gjithashtu tek unë. E vlerësoj shumë rolin e tij ndërmjetësues në fshatin e tij, natyrën e tij te qetë në situata të konfliktit, humorin e tij, tij te hapur ndaj njerëzve, natyrën e tij vetëkritike dhe pikëpamjen e tij për botën. Atij i pëlqen t’i tregojë njohuritë e tij të gjera dhe të thella për historinë, kulturën dhe politikën e Ballkanit dhe me i nda mendimet me të afërmit e bashkëbiseduesit. Të gjitha këto i vlerësoj shumë dhe kanë vlerë të madhe. të të tilla mbush deri në ed Ka kushte të ndryshme strukturore, që ndikojnë në jetën. Jeta e Bardhecit identifikohet me shtypjen, luftën, migrimin dhe diskriminimin. Në familjen e tij dhe në farefisin e tij kishte shumë raste vdekjeje. Shokë, kushëri (axha, djali i axhës) si dhe nëna e tij, u larguan (ikën) shumë herët nga jeta e tij. Gjatë kohës së studimeve në Kosovë, ai u detyrua të largohej nga Kosova, për arsye
politike. Zvicra ishte destinacioni i tij, sepse në atë kohë gjyshi im punonte në Zvicrën Qendrore. Ai ka shërbyer si punëtor i ftuar në industrinë e ndërtimit. Të jesh punëtor sezonal (stinor) nuk ishte e lehtë. Nga njëra anë, për shkak se Bardheci gjeti një rreth të vogël të vendasve dhe, nga ana tjetër, për shkak se kushtet e punës ishin të vështira. Pagat e dobëta, strehimi në baraka, detyrimet. Bardheci donte të kthehej në Kosovë. Pastaj erdhi lufta. E gjithë familja erdhi në Zvicër para luftës. Isha pesë vjeç dhe nuk me pyeti askush nëse doja të shkoja në Zvicër. Si fëmijë, momenti i mbërritjes në Zvicër ishte një tronditje për mua. Në Kosovë kisha hapësirë. Kishte livadhe, fusha, pemë dhe lisa. Në Luzern kryesisht kishte beton. Gjithçka ishte gri. Kemi jetuar në një rreth dhe hapësirë të ngushtë. Ndihesha e kufizuar. Unë kisha dëshirë për të lëvizur, kam bërë pyetje se sa larg mund të shkoj, pasi të provoj. Por kjo nuk dukej e mundur në fillim. Sepse gjithçka ishte e pasigurt. Nuk e dinim sa kohë do të qëndronim dhe a do të mbesim në Zvicër, nuk e dinim nëse do të ishte e mundur kjo gjë financiarisht, nuk e dinim se a i plotësojmë kushtet ligjore, nuk ishte i njëjtë sikur për zviceranët. Një rrjet i vogël, pak njohuri gjuhësore, pak kontakte, shumë pasiguri dhe mungesë të të kuptuarit. Përvoja të këqija me autoritetet shtetërore, njerëzit në uniforma dhe mbikëqyrësit. Kjo është frikësim. Kjo është politika. Këto janë vendimet. Ky është për të Unë i pjesë e dhe baticën. i zbehtë. kapitulli a lë neto një qëndrim. Koha kalon. Bardhec është, si gjithmonë, një sentimentalist. Ai ka gjetur gjithnjë një rrugë për t`i zgjedhur gjërat. Edhe unë. Por edhe sot shumë njerëz që kanë ardhur tani në Zvicër, janë në një situatë të ngjashme.

Shenime per Autorin

Bardhec Berisha

U lind me 16.03.1961 ne Doberdol komuna e Klines, Kosove. Shkollen fillore e kreu ne Ujmire, gjimnazin ne Kline, ndersa studioi gjuhen dhe letersin shqipe ne Universitetin e Prishtines. Me 1982 martohet me Bora Duhanaj. Ne fillim viteve te tetdhjeta, Bardhec Berisha shkon nga Kosova ne Zvicer, ku edhe sot jeton. Ai punoi ne ndertimtari, per te siguruar ekzistencen e familjes ne Kosove.Kohen e paket te lire qe e kishte, ia kushtonte letersise te cilen e studioi para se te migronte. Punon edhe si perkthyes ne Institucione te ndryshme. Perveq shkrimeve ai merret edhe me perkthime letrare. Me 1991 merr familjen ne Zvicerr ku edhe sot jeton me gruan e vet me kater femijet si dhe me dy nipat dhe mbesen.

Përshtypje

Nuk ka ende vlersime

Jini i pari që bën një vlerësim për “Lisi & Leka”