Kujtime t’Bardha

CHF 15.00

Size Guides

SIZE GUIDE

Foto
JEANS
SIZEXSSMLXLXXL
BUST888990919293
WAIST555658596265
HIPS909294959698
T-SHIRTS
SIZEXSSMLXLXXL
BUST606265666869
WAIST505558626566
HIPS808285868889
Category:
Delivery and return
Delivery and return
Shipping Information
Shipping Information
Composition and care
Composition and care

Përshkrim

Bardhec Berisha

Puhiza që vazhdon të rrugëtojë Pete Imn Në shk Fjala Haiku rrjedh nga gjuha japoneze që në gjuhën shqipe do të thotë „Vargje gazmore”. dy Stili i poezisë Haiku është një formë poetike tradicionale Japoneze, e cila sot është zgjeruar në tërë botën. Kjo formë e të shkruarit njihet si forma më e shkurtë poetike në botë. Mund M H Haiku japonez më se shpeshti përbëhet prej tri grupeve të fjalëve me 5 – 7 – 5 rrokje të theksuara, rreshtat janë të shkruar vertikal. Ja një shembull tipik të Haiku-s të shkruar nga poeti Matsuo Bashö: m Eshte th 1 Ai humbi forcën e tij Kawazu tobikomu Mizu jo oto që në përkthim në gjuhën shqipe do të thotë: Pellgu i vjetër Një bretkosë hidhet në te Oh! zhurma e ujit. Matsuo Bashö sot numërohet si poeti i parë i madh i poezisë Haiku, kurse poezia e tij « Bretkoca >>> është poezia më e cituar në botë e stilit Haiku. Në letërsinë gjermane poezia Haiku filloin të shkruhet qysh në vitin 1920. Krahas Reiner Maria Rilkes dhe Franz Blei, Haiku kanë shkruar edhe
Peter Altenberg, Alfred Mombert, Arno Imma von Bodmershof etj. Druri, Në letërsinë shqipe poezia haiku ka filluar shkruhet vonë. Njëri prej atyre që shkroi poezi haiku është Halil Haxhosaj. n Eshte Puhizë qe nuk di të ndalet, vazhdon të rrugëtojë! a Me vargjet e tij poetike në stilin Haiku poeti Haxhosaj, na jep një mesazh konceptual shpirtëror, më një bazament të fortë të ndjenjave poetike, i cili e përshkon vargun në mënyrë graduale deri në thelb. Ulet bregu i detit, Në cep të dritares Ka shumë kaltërsi. Mbetët hapësirë e mjaftueshme për të rrugëtuar, edhe pas këtij rrugëtimi, apo jo? Nëse ke dëshirë, lexues i dashur, vazhdo rrugëtimin, thellohu, imagjino, por edhe ke rastin të bashkë qëndrosh me realen. Poeti përpos rrugëtimit që e bën, ai nuk e le anash, por e përshkruan edhe atë që e shijoi gjatë kësaj , pra idilin e shtrenjtë. rruge Poeti e mishëron lexuesin me Haikun e vet, përmes elementeve të cilat ai i shkruan, i përshkruan dhe i përjeton aq mirë.

 

Shenime per Autorin

Halil Haxhosaj lindi në Preklukaj (Prekolluk) te Vokshit, më 16 nëntor 1946 dhe vdiq më 22 maj 2017 në Gjakovë. Shkollën fillore, shkollën normale dhe SHLP – Dega gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në Gjakovë, ndërsa fakultetin në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Një kohë punoi mësues dhe arsimtar në Cermjan të Dushkajës, profesor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe në Shkollën e mesme të mjekësisë “Hynsi Zajmi” në Gjakovë. Ishte anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, i WPS (Shoqata e Poetëve të Botës) dhe i kryesisë së Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazasi” në Gjakovë. Më shkrime letrare ka filluar të merret që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Me shkrimet e veta është fitues i disa shpërblimeve letrare. Po ashtu poezia e tij është e përkthyer edhe në disa gjuhë tjera si: rumanisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, polonisht, anglisht, serbisht, turqisht etj. Dhe është prezantuar në disa antologji. Halil Haxhosaj shkruante poezi për të rritur dhe për fëmijë, prozë, kritikë letrare, shkrime për teatër, romane, drama, skenar për film e televizion dhe shkrime publicistike. Ai ka botuar këto vepra letrare: “Damarët e ringjallur”, poezi, Gjakovë 1992 “Në kafaz me pantera”, poezi Gjakovë, 1993
“Këngë të ngrira”, poezi, Prishtinë, 1996 ” Zëra të grisur”, poezi, Prishtinë, 1998 “Hija e orëligës”, poezi, Prishtinë, 2000 “Pastaj bëhu relikt”, poezi, Prishtinë, 2003 “Hija e ëndrrave”, poezi, Bukuresht, 2004 “Pakohësi”, tregime, Prishtinë, 2005 “Perimtime letrare”, Kritik let. Gjakovë, 2006 “Fjalë e plagë”, poezi, Gjakovë, 2007 Histori në natën e vranët, roman, Tiran, 2008 “Puhizë zemre”, Haiku, shqip-anglisht, Elbasan, 2009 “Përkushtime”, poezi kushtuar Din Mehmetit, Gjakovë 2009 “Puhizë shpirti”, Haiku, Prishtinë, 2010 “Vështrime në prozën romanore të Petrit Palushit” kritik letrare, Tiranë, 2011 “Kur u mësova me dritën” poezi, SHBA 2011 “Shi pa vranësira”, tregime, Prishtinë, 2011 “Pavdekësia e poetiť” poezi, Gjakovë 2011 “Klubi letrar GJ. N. Kazasi” monografi, Gjakovë, 2012 “Lot e lakmi”, dramë, Prishtinë, 2012 “Lexime të poezisë”kritika letrare, Prishtinë, 2013 “Pasi ngrihet perdja”, Shkrime për tëtaër, Prishtinë, 2013 “Ekspozitë në stinënne re”, poezi, Gjakovë, 2014 “Nyjetime letrare” Vështrime kritike, Bukursht, 2014
“Puhizë përjetësie” haiku, Gjakovë, 2015 “Hapesirave të letërsisë”, kritika, Gjakovë, 2016 “Shënimet e kapitenit”, roma, Prizren, 2017

Përshtypje

Nuk ka ende vlersime

Jini i pari që bën një vlerësim për “Kujtime t’Bardha”