Lindi më 16.03.1961 në Dobërdol komuna e Klinës, Kosovë.Shkollën fillore, në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ndërsa studioi në shkollën e lart teknike, dega makineri në Ferizaj, si dhe gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kurse me 1997 -1999 studimet për gjuhën gjermane në Göthe Institut në Basel.Me 1982 martohet më Bore Duhanaj.Në fillim të viteve të `80-ta, shkon nga Kosova në Zvicër, ku edhe sot jeton.Punoi në ndërtimtari, për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë. Kohën e pakët të lirë që e kishte, ia kushtonte letërsisë, të cilën e studioi para se te migronte. Punoi edhe si përkthyes në Institucione të ndryshme në Kantonin e Luzern-it, por edhe më gjerë.Me 1991 merr familjen në Zvicër ku edhe sot jeton (në Emmenbrücke të Luzern-it) i lumtur me gruan e vet me katër fëmijët si dhe me shtatë nipat dhe mbesat e veta.Në fillim të viteve `90-ta është bashkëthemelues i SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër, si dhe kryetari i parë i degës se Luzern-it.Në mesin e viteve 90`- ta është bashkëthemelues i Shoqatës “Dukagjini”, shoqatë e komunës se Klinës për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.Në valën e luftës në Kosovë bashkë me Franz Moos (agronom zviceran, qe jetoi në vitet `90 në Pukë të Shqipërisë) themeluan Shoqatën “Drini” për bashkëpunim shqiptaro-zviceran, dhe zgjidhet bashkëkryetar i shoqatës me F. Moos, ku ndihmuan në çdo aspekt rikthimin e të përndjekurve nga trojet e tyre, (të përndjekur nga ushtria Serbe), por edhe në drejtime tjera. Sa për ilustrim: – në bashkëpunim me DEZA (departamenti zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim) dërguan mbi njëqind lopë në Kosovë.Është bashkëthemelues i SHKSHZ në Zvicër, bashkë me Besnik Camain dhe Driton Kajtazin, si dhe anëtar i kryesisë se parë.Me 2006 shtëpia botuese prestigjioze zvicerane nga Luzern-i “Bruner Verlag” bashkë me Edition Magma” botuan përmbledhjen e tij (shqip-gjermanisht) “Mirëdita Liebste” (Mirëdita e dashur) ku në promovim ishin ish-ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi më bashkëshorten, pastaj drejtuesja e departamentit të arsimit dhe kulturës se komunës se Emmnit Sussane Trutmann, e cila lexoi kumtesën për librin, enkas të ftuar për event ishin edhe shkrimtarët nga Kosova Halil Haxhosaj dhe Prend Buzhala.Është bashkëthemelues i edicionit “Xenia” (Luzern-Klinë), me Martin Schällebaum, Prend Buzhalën, Hajdin Morinën dhe Gjon Gjergjin, botojnë vepra letrare në të dy gjuhët shqip-gjermanisht dhe anasjelltas.