Biografia

Autor & Perkthyes

Bardhec Berisha

Lindi më 16.03.1961 në Dobërdol komuna e Klinës, Kosovë.Shkollën fillore, në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, ndërsa studioi në shkollën e lart teknike, dega makineri në Ferizaj, si dhe gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kurse me 1997 -1999 studimet për gjuhën gjermane në Göthe Institut në Basel.Me 1982 martohet më Bore Duhanaj.Në fillim të viteve të `80-ta, shkon nga Kosova në Zvicër, ku edhe sot jeton.Punoi në ndërtimtari, për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë. Kohën e pakët të lirë që e kishte, ia kushtonte letërsisë, të cilën e studioi para se te migronte. Punoi edhe si përkthyes në Institucione të ndryshme në Kantonin e Luzern-it, por edhe më gjerë.Me 1991 merr familjen në Zvicër ku edhe sot jeton (në Emmenbrücke të Luzern-it) i lumtur me gruan e vet me katër fëmijët si dhe me shtatë nipat dhe mbesat e veta.Në fillim të viteve `90-ta është bashkëthemelues i SHHB “Nënë Tereza” në Zvicër, si dhe kryetari i parë i degës se Luzern-it.Në mesin e viteve 90`- ta është bashkëthemelues i Shoqatës “Dukagjini”, shoqatë e komunës se Klinës për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.Në valën e luftës në Kosovë bashkë me Franz Moos (agronom zviceran, qe jetoi në vitet `90 në Pukë të Shqipërisë) themeluan Shoqatën “Drini” për bashkëpunim shqiptaro-zviceran, dhe zgjidhet bashkëkryetar i shoqatës me F. Moos, ku ndihmuan në çdo aspekt rikthimin e të përndjekurve nga trojet e tyre, (të përndjekur nga ushtria Serbe), por edhe në drejtime tjera. Sa për ilustrim: – në bashkëpunim me DEZA (departamenti zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim) dërguan mbi njëqind lopë në Kosovë.Është bashkëthemelues i SHKSHZ në Zvicër, bashkë me Besnik Camain dhe Driton Kajtazin, si dhe anëtar i kryesisë se parë.Me 2006 shtëpia botuese prestigjioze zvicerane nga Luzern-i “Bruner Verlag” bashkë me Edition Magma” botuan përmbledhjen e tij (shqip-gjermanisht) “Mirëdita Liebste” (Mirëdita e dashur) ku në promovim ishin ish-ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi më bashkëshorten, pastaj drejtuesja e departamentit të arsimit dhe kulturës se komunës se Emmnit Sussane Trutmann, e cila lexoi kumtesën për librin, enkas të ftuar për event ishin edhe shkrimtarët nga Kosova Halil Haxhosaj dhe Prend Buzhala.Është bashkëthemelues i edicionit “Xenia” (Luzern-Klinë), me Martin Schällebaum, Prend Buzhalën, Hajdin Morinën dhe Gjon Gjergjin, botojnë vepra letrare në të dy gjuhët shqip-gjermanisht dhe anasjelltas.

Me 2011, organizuar nga IKRK me seli në Zhenevë, mbajnë orë letrare bashkë me vajzën e tij Rozë Berisha dhe Pedro Lenz (shkrimtar i mirënjohur Zviceran), në ditën ndërkombëtare të zhdukurve në Bern, Kurse në tetor 2011 në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, dhe në Klinë në sallën e kuvendit të komunës u bë promovimi i librit “Etje” autor Beat Portmann të përkthyer nga gjermanishtja nga Bardhec Berisha.Përveç shkrimeve ai merret edhe me përkthime letrare.Është i ftuar dhe pjesëmarrës në organizime të ndryshme kulturore, historike, të trashëgimisë kombëtare (Kanunin e Lekë Dukagjinit) dhe letrare gjithandej Zvicëres.Bashkëpunon me institucione të ndryshme zvicerane si në përkthimin ashtu edhe në prezantimin e vlerave të përgjithshme kombëtare (letërsisë etj.) në Zvicër.Me 2015 bashkë me shkrimtarët Zviceran Beat Portmann, Pablo Haller dhe rock band-in “Who s Elektra,  ishin mysafirë në komunën e Klinës në prezantimin e letërsisë dhe muzikës se Zvicrës.Në fillim të vitit 2016 prezantohet me poezitë e veta në projektin “Rückehr” (Kthimi) në Escholzmat bashkë me tre poetët zvicëran (Dominik Brun, Beat Portmann dhe Pablo Haller) si “vendas i Entlebuch-it, pasi qe edhe ai kishte punuar në vitet `80 – ta në Entlebuch.Në tetor 2016 bashkë me poetin, kritikun letrar publicistin prof. Prend Buzhalën dhe me vajzat e tij Blertë dhe Rozë Berishën, morën pjesë dhe bënë prezantimin e poezisë shqipe në Woerdzfestival, në Luzern. Festival me renome botërore i fjalës se shkruar, ku ndër pjesëmarrës tjerë  ishin edhe shkrimtarja me renome botërore Lori Anderson si dhe rock- këngëtarja me renome botërore, nga Britania e madhe P J Harwey. Kurse me 25 Mars 2017 në “Neubad” të Luzern-it (ku ishin me qindra pjesëmarrës, si shqiptarë ashtu edhe zviceran) bëhet promovimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit” kodifikuar nga Shtjefën Gjeqovi,  përkthyer në gjuhën gjermane nga Bardhec Berisha, vepër juridiko-kulturo-historike e lidhur ngushtë me rrënjët e tona kombëtare, e cila u mirëprit dhe ende po mirëpritet nga lexuesit gjermano-folës (sidomos edhe nga gjenerata e dytë shqiptare qe jeton në Gjermani, Austri dhe Zvicër.si dhe promovimi i “Andorra” e Max Frisch-it, përkthyer na Meti Haxhosaj.Kanuni mund të blihet dhe porositet të përkthyesi Bardhec Berisha por edhe në ueb faqen www.derkanun.ch Është anëtar i shoqatës se shkrimtarëve “Vorea Ujko” në Klinë, Shoqatës se Shkrimtarëve të Kosovës, ISSV (shoqata e shkrimtarëve e Zvicrës qendrore) si dhe i shoqatës se shkrimtarëve të Zvicrës.Ka një bashkëpunim të ngushtë me poetët në Luzern dhe gjithandej Zvicrës dhe pothuajse për çdo muaj kanë organizime letrarë.Në korrik të vitit 2018 u prezantua bashkë me shkrimtarët dhe muzikantët shqiptarë dhe zviceran në “S Festival” në vendlindjen i tij Dobërdol  të Klinës (në shtëpinë e tij), festival qe e organizuan për herë të parë nga djemtë i tij Bujar & Besart Berisha.Më 2019  në Luzern promovoi përmbledhjen e poezive “Lisi & Leka” në dy gjuhë shqip gjermanisht. Po ashtu me 2019 me poezitë e veta mori pjesë dhe u prezantua në shënimin (jubilar) të 100 vjetorit e marrjes se çmimit Nobel për letërsi të shkrimtarit zviceran Carl Spritteler. Më përkthimin e Kanunit të Lekë Dukagjinit arriti kulmin e veprimtarisë se tij.

Veprat letrare

1994 Qyteti X, (shqip)

2002 Flatrat e rinjohjes, (shqip)

2006 Mirëdita Liebste (e dashur) shqip/gjermanisht

2016 Rrugëtimi nëpër damarët e jetës (Biografi kushtuar prindit, (shqip)

2017 Lisi & Leka shqip/gjermanisht

Veprat e përkthyera

St. Anna (Autor: Mehmet Kajtazi) 2004

Mirëdita Liebste (bashkë me Peter Müller) 2006

Grand Slame i Edit (Autor: Edmond Berisha) 2010

Etje ( Autor: Beat Portmann) 2011

Kanuni i Lekë Dukagjinit 2014

Moisiu fluturonte me qerren e zjarrtë (Autor: Prend Buzhala) 2017

Lisi & Leka 2017

Kujtime t ‘bardha (Halil Haxhosaj) 2021